‘Ndihem personi më i lumtur në botë’, këngëtarja shqiptare jep lajmin e bukur

Këngëtarja bukuroshe shqiptare, Adelina Berisha ka dhënë sot lajmin e bukur se është bërë teze për herë të dytë. Lajmin Adelina e ka ndarë me ndjekësit në rrjete sociale duke u shprehur shumë e lumtur.

“Ndihem shumë e lumtur që u bëra teze për herë të dytë. Dafina të dua shumë dhe faleminderit që më bëre prapë të ndihem personi më i lumtur në botë”, shkruan Adelina duke zbuluar se vogëlushes ia kanë vënë emrin Leodora Rozë.

Kujtojmë që dy vite më parë Adelina u bë teze për herë të parë kur e motra solli në jetë vajzën Noela.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *