Futbollisti Granit Xhaka është bërë baba për herë të parë.
Ka ardhë në jetë fëmijë i futbollistit të Arsenal dhe kombëtares së Zvicrës, Xhaka.
Bashkëshortja e tij, Leonita, ka lindur vajzën e tyre, çifti duke u bërë kështu prindër për herë të parë.
Ata kanë postuar një fotografi të ëmbël, ku shihen duart e gjithë familjes, në postimin ku Xhaka lajmëron për lindjen, shkruan Gazeta Express.
“Mirë se erdhe princesha jonë e vogël, nëna dhe babi të duan”, ka shkruar futbollisti.
Graniti dhe Leonita njihen si një nga çiftet që shumë shpesh e shprehin dashurinë për njëri-tjetrin në çdo rast që munden, ndërsa tani me lindjen e vajzës postimet sigurisht se do të shpeshtohen.
Së fundi Xhaka është përzgjedhur edhe si kapiten permanent i klubit anglez në të cilin ai luan tash e sa vite, Arsenal./Gazeta Express/