Dikur të pandashëm, Erion Isai tregon për zënkat me Besin dhe Olsin

Sezonin e kaluar ishin të pandashëm me emisionin e tyre “BE Coffee”, ku na dhuronin humor e batuta çdo të diel. Por tanimë Erioni, Besi dhe Olsi kanë vazhduar në drejtime të ndryshme. Erioni është kryetar i Bashkisë së Kolonjës, Besi po angazhohet me kinematografinë e së shpejti do të publikojë filmin “Falco” ndërsa Olsi është bërë pjesë e “Klanifornia show”.

I ftuar sot në “Rreze dielli”, Erion Isai tregoi se e ka marrë shumë malli për Besin dhe Olsin e kujtoi se në “BE Coffee” ziheshin për çështje pune, por pajtoheshin shpejt.

“Më merr malli për Olsin dhe Besin, por vazhdojnë të jenë në rrethin tim shoqëror, së fundmi më ka ndodhur një fenomen, bashkëndaj dashurinë për emisionet ku punoj. Olsin nuk e kemi lënë vetëm, pasi për Olsin nuk ka vetëm një dritare, por ka porta të mëdha të hapura. Porta të hapura për Besin, Vangjon, Suadën, uroj ta dini se cfarë vajze të talentuar ju kemi sjellë. Prej 13 vitesh, i vetmi person që i lija skenarin pa merakun sesi do jetë ishte Suada Daci. Marrëdhënia me Besin? Sinqeriteti na ka bërë bashkë, edhe kur kemi patur debat për punën nuk na ka ndikuar në pjesën personale. Minutat e telefonave mes nesh janë aq sa ç’flasim me gratë. Edhe pse ziheshim për punën dita mbyllej me ‘hajde te loku’” tregoi Erioni.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *