Juria e “Dance With Me” e komentoi me fjalë tejet pozitive performacën e Kejvina Kthella dhe Eduart Ndocaj mbrëmjen e kësaj të hëne. Por për Valbona Selimllarin, e cila veçoi ish-deputetin Eduart Ndocaj, arsyeja fshihej në sallë. Bëhej fjalë pikërisht për bashkëshorten e Ndocaj, e cila duket se gjithashtu e pëlqeu performancën e të shoqit, duke aprovuar me të dyja duar lart.
Valbona Selimllari: U paska dashur të të vijë jot shoqe në skenë Eduart, që të lëvizësh pak këmbët.
Alketa Vejsiu: Prit se nga nata e fundit mendoj se duhet ta bëjë një vallëzim me bashkëshorten. Eduarti që thoni juve, drejton 14 kompani në grupin e tij të biznesit në Milano, në Porta Garibaldi janë kulla biznesi fantastike, i ndërton kompania e këtij shqiptari i cili ka mbledhur të gjithë shqiptarët e mirë atje në Itali që ndërtojnë, edhe në Milano realizojnë vepra të bukura. Është për t’u përgëzuar dhe ti e ke nisur nga zero apo jo në rininë tënde? Si ke shkuar në Itali?
Eduart Ndocaj: Me gomone, me lekë borxh.
Gentian Zenelaj: Edoardo lejohet, mund ti flas pak zonjës?
Eduart Ndocaj: Sonte është Komisioni i Venecias…
Gentian Zenelaj: Zonjë, meqë jeni ulur si Jul Cezari atje sipër, si ishte Eduarti?/tvklan.al