Bebe Rexha është një ndër këngëtaret më të famshme shqiptare, e cila na bën krenarë për suksesin e saj. Gjatë viteve të fundit ajo ka njohur suksese të jashtëzakonshme në industrinë e muzikës, dhe falë kësaj nuk kanë munguar edhe të ardhurat e majme që ajo fiton.
Bebe Rexha është pronare e një shtëpie me vlerë më shumë se 2 milionë dollarë e cila ndodhet në Hollywood Hills, në Kaliforni. Vila e saj është blerë vetëm një vit më parë dhe ka tërhequr vëmendjen e shumë personazheve të mediave për t’a vizituar.
“Eonline” është njëra prej tyre, e cila ka publikuar foto brenda shtëpisë së këngëtares 30-vjeçare, nga pishina luksoze te oborri i shtëpisë.
“Eonline” shkruan se shtëpia i përket një arkitekture franceze dhe italiane. Shtëpia është mjaftueshme e rehatshme sa për t’i bërë mysafirët të ndjehen në vendin e fundit të cilin ata po vizitojnë. Oborri me mure dhe i mbyllur gjithashtu ndihmon në mbrojtjen e intimitetit të artistit.