Sabri Fejzullahu ka ripërpunuar një këngë të vjetër të tij.
Sabri Fejzullahu është një nga artistët që për vite me radhë po i qëndron besnik skenës muzikore, shkruan lajmi.net.
Këngëtari numëron shumë këngë në repertorin e tij, e njëra nga më të njohurat është “Pranvera në Prishtinë”, të cilën e lansoi vite më parë.
Tani, Sabriu e ka ripërpunuar këtë këngë dhe ia bashkëngjiti edhe videoklipin.
Për tekstin e këngës u kujdes Milaim Berisha, riorkestrimin e bëri Ardian Kastrati, kurse videoklipi u punua nga “MProduction”.
Më poshtë mund ta dëgjoni versionin e ri të këngës “Pranvera në Prishtië”, nga Sabri Fejzullahu. /Lajmi.net/