‘Të kërkova ndihmë, por ti pagove gjithçka në fshehtësi’, Aurela Gaçe i nxjerr historinë prekëse Joni Peçit: Mu lute që të mos thoja…

Këngëtarja Aurela Gaçe është një ndër zërat më të mirë të skenës shqiptare, që për gati 3 dekada këndon dhe është një nga krenaritë e muzikës shqiptare. Aurela njihet edhe për marrëdhëniet e mira me kolegët, ku spikat edhe ajo me stilistin e saj, Joni Peçi.

Aurela ka uruar Joni Peçin për suksesin e tij, e në një dedikim në Instagram, ajo ka rrëfyer edhe për cilësitë e mira të mikut të saj. Kohë më parë, dikush kërkoi ndihmë për një fëmijë të sëmurë, dhe Joni Peçi ka paguar për këtë fëmijë në fshehtësi, pa lejuar që t’a dinin as prindërit e fëmijës.

“Mbrëmë ti miku im shënove një tjeter sukses, por ajo qe dua njerezit te dinë, eshte se ti je i rralle . Si njeri. Ne kemi 10 vjet qe bashkepunojme , e kemi njohur e provuar njeri- tjetrin ne te mirë e në të keq, prandaj jam e lumtur për ty. E di qe ti tani nuk do t’a aprovosh kètè qe do të tregoj kêtu . Nje here, dikush kerkoi ndihme. Per nje femije te semure. Une fillova t’u kerkoj miqve artiste të me bashkoheshin e shume nga ata ishin gati . Te kerkova ndihme edhe ty. E ti pagove ne fshehtësi gjithè cfare i duhej femijes. M’u lute te mos i tregoja as prinderve te femijes,sepse e mira behet pa u marrë vesh. Une dua ta tregoj kete gje, sepse dua t’a dine te gjithe qe perveçse je talent i padiskutueshem, ti jep nga vetja jote perdite . Edhe per ne , te skenes, sa shume ke bere, edhe kur s’kishim, edhe kur kishim. Sepse ti je kaq njerezor. Ti je kaq mirenjohes per ata qe kane qene prane teje ne kohe te veshtira. E di sepse kam 10 vjet qe te njoh.”- ka shkruar Aurela.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *