Miss Serbia bën për vete Noizyn, filmohen duke kërcyer e kënduar shqip (VIDEO)

Reperi i njohur Noizy ka mbajtur së fundmi një koncert në Zvicër, në një ndër klubet më të shtrenjta, dhe ka dhuruar një performancë të jashtëzakonshme për audiencën. Gjatë koncertit, ai është parë në shoqërinë e ‘Mis Serbisë’, Irina Jovanka.

Para pak muajsh, Irina u vendos në qendër të vëmendjes së mediave pasi gjatë një vizite në Kosovë, bukuroshja bëri simbolin e shqiponjës me duar gjatë sfilatës. Ky gjest i saj u quajt skandal nga mediat serbe dhe u komentua gjerë e gjatë. Mirëpo pavarësisht të gjithave, misi ende duket se ruan një dashamirësi për shqiptarët, pasi mbrëmjen e djeshme është filmuar duke kënduar dhe kërcyer shqip në shoqërinë e Noizyt.

Dyshja duket se janë argëtuar shumë së bashku, pasi të dy shihen shumë të buzëqeshur dhe të afërt me njëri-tjetrin. Vetëm urojmë që Irinës të mos i ndodhë sërish e njëjta gjë si herën e kaluar kur bëri një gjest në lidhje me Shqipërinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *