Për dallim nga aktorët e njohur turk, që zgjodhën të martohen me vendaset, Tolgahan Sayisman apo siç e njohin shumica me rolin “Çënari” ka zgjedhur nusen me prejardhje shqiptare, modelen e njohur Almeda Abazin.
Mes tyre duket se ekziston një dashuri e madhe, e cila këtë vit është bekuar me një djalë, të cilin e pagëzuan me emrin Efehan. E së fundmi, “Çënari” në njëren prej fotografive të Almedës, e cila shfaqet me djalin e tyre, në gjuhën shqipe i tha se e do shumë.