Aktori Fatmir Spahiu ka pranuar si dhuratë një fanellë të Kombëtares së Kosovës me emrin e personalizuar.
Aktori i njohur kosovar Fatmir Spahiu është bërë me fanellë të personalizuar të Kombëtares.
Ai njihet si një nga fansat më të mëdhenj të ekipit të shtetit tonë dhe kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka pritur aktorin në zyret e Federatës, për t’i dhuruar një fanellë të personalizuar.
Në fanellë, e cila është më e reja që ekipi po veshë në ndeshjet më të fundit që po luan, shkruan ‘BUFI’, që është edhe nofka me të cilën aktori njihet, shkruan Gazeta Express.
Ai në këto fotografitë që ka postuar, shihet shumë i lumtur duke qeshur në secilën foto, ndërsa ka falënderuar kryetarin Ademi.
Kështu, ëndrra e Bufit u realizua dhe ai është bërë me fanellë origjinale të Kosovës./Gazeta Express/