Ky është Ilir Morina, shqiptari i parë në botë që ka shkelur pothuajse në të gjitha vendet e planetit tokë!

“Një udhëtar i mirë nuk ka asnjë plan të caktuar, dhe nuk ka asnjë qëllim për të arritur diku”.Njejtë edhe Iliri

Ai nuk ka një plan për udhëtimet! Jeton askund dhe gjithkund!

Pasioni i tij për udhëtimet nisi qysh në fëmijëri, tek lexonte veprat e Marko Polo-s dhe të tjera aventura si kjo!

Pasi mbaroi universitetin dhe pasi kishte shërbyer si ushtar i Kfor-it, Iliri i kishte vënë vetes një qëllim! Të shihte krejt botën për një dekade jete!

“Travel with me around the world”- është motoja e udhëtimeve në të cilat pos si turist ai i shfrytëzoi edhe për të treguar shpirtin e tij humanist! Iliri u ndihmoi fëmijëve kudo ku kishte mundësi nëpër botë,por më të njohurat janë projektet humanitare në vendet e Afrikës!

Udhëtimet e bëjnë njeriun modest! Tipik është Iliri,modest dhe me plot kulturë e dije!

Me gjithsej 197 vende të vizituara, aktualisht, Iliri, mund të thuhet se është shqiptari i vetëm në botë që ka shkelur tërë planetin!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *