Një gjest i papritur i aktorit të njohur Alec Baldwin, po bën xhiron e rrjetit.
I ftuar së fundmi në emisionin “The Tonight Show”, Baldwin, ndërkohë që po tregonte se ishte dobësuar, hoqi pantallonat përpara spektatorëve.
“Dëshironi të shihni se sa shumë peshë kam humbur? Jeni gati? As pantallonat s’më bëjnë më”-u shpreh në atë moment aktori, duke shkaktuar pafund të qeshura në studio.