Kështu duket “Tanemi” në jetën reale

“Tanemi” në jetën reale.

Seriali turk “Mos ma lësho dorën” aktualisht është duke u transmetuar në ekranin e RTV 21.

Para një jave ka filluar sezoni i dytë i këtij seriali edhe në Kosovë, pjesë e të cilit janë bërë disa aktorë të rinjë të cilët po pëlqehen shumë nga publiku.

Ajo e cila po rrëmben vëmendje të madhe është vogëlushja e serialit, Sıla Sade me rolin e “Tanemit”, një fëmijë i cili rritet pa nënë, por që krijon një lidhshmëri të madhe me personazhin kryesor, “Azrën”, shkruan rtv21.

Sıla ka lindur në Stamboll më 13 tetor 2013 që do të thotë se tani është 6 vjeçare, dhe këtë vit ka filluar shkollën fillore.

Me talentin e saj edhe pse e vogël, Sila ka luajtur edhe në serialin “Bizim Hikaye Dizinë”, gjithashtu ajo ka marrë pjesë edhe në disa reklama televizive. Por, padyshim se emri i saj më i pëlqyer u bë nga seriali “Mos ma lësho dorën” .

Më poshtë mund t’i shihni disa fotografi nga përditshmëria e vogëlueshes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *