Jonida Vokshi dhe Gjirafa na kanë befasuar me një lajm i cili premton shumë. Aktorja dhe moderatorja e famshme ka gjetur “shtëpinë” e re ku do të zhvillojë projektet e saj, si pjesë e kompanisë Gjirafa.
Jonida është aktore shumë e pëlqyer në Shqipëri dhe Kosovë. Ajo ishte pjesë e disa mediumeve në Shqipëri, ku u njoh nga publiku me shumë emisione dhe filma, në të cilat shkëlqeu gjithmonë.
Tash, ajo rikthehet me një lajm senzacional, ku përmes një postimi në Instagram ka bërë të ditur që është bërë pjesë e Gjirafa.
Si kompani vendore me rritje të jashtëzakonshme, Gjirafa është e shtrirë në shumë sfera të teknologjisë dhe medias, veçanërisht me video platformën GjirafaVideo.com ku mund të ndiqni seriale vendore, emisione, filma, dokumentarë.
GjirafaVideo do të ketë shtrije edhe në Shqipëri, në këtë rast në bashkëpunim me Jonidën dhe shumë artistë të tjerë do të sjellë projekte të mëdha për publikun, duke nisur nga fillimi i muajit nëntor.
Spotin nga Gjirafa me Jonida Vokshin mund ta shihni këtu: