E mohoi lidhjen, partneri i dërgon lule Anxhela Peristerit në mes të emisionit

Anxhela Peristeri vazhdon të jetë shumë e komentuar për jetën private dhe publiku ka gjithnjë kuriozitet të dijë më shumë për këngëtaren. Sot Anxhela prezantoi këngën e saj konkurruese për “Kënga Magjike”, me titull “Dikush i imi”, por para performancës ajo mori një surprizë.

Në studion e emisionit “E diela shqiptare”, mbërriti një tufë me trëndafila të kuq për Anxhelën dhe një pusullë ku shkruhej: “Po të duash, sot mund ta deklarosh”.

E pyetur nga Arditi se kush ia ka dërguar lulet, Anxhela u përgjigj: “Nuk e tregojmë dot“. Ndërsa Arditi ia ktheu: “Unë e njoh, shkoni shumë si çift”.

“Këto që tha Arditi nuk janë të vërteta, unë jam single”, u shpreh Anxhela duke e mohuar kështu lidhjen. Mirëpo e ftuar tek “Rudina”, muajin e kaluar Anxhela e pranoi publikisht se është në një lidhje dhe që ka në plan bashkëjetesën. Siç duket këngëtarja ka vendosur ta ruajë ende larg syrit të publikut këtë lidhje duke e deklaruar veten single.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *