Kur ishte 21 vjeç ishte i pastrehë, sot jeta e tij “zhytet” në luks. Rrëfimi frymëzues i djaloshit që bëri miliona me “Yotube”

Ben Phillips ka zbuluar se ai ishte pa shtëpi para se të bëhej një sensacion në mediat sociale falë videove të tij në platformën e famshme Youtube.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, njëzeteshtatë vjeçari Ben, nga Bridgend në Uells, ka 15 milionë ndjekës nëpër platformat e tij në mediat sociale dhe tani jeton një jetë luksoze falë marrëveshjeve të mëdha sponsorizuese me kompani përfshirë KFC dhe Audi.

Ai gjithashtu ka botuar dy libra, zotëron një kompani mediatike dhe jo vetëm – kështu që është mjaft i zënë.

Ben, i cili u bë i njohur për shpërndarjen e videove ku shihet duke bërë shaka me vëllanë e tij Elliot, ka fituar tanimë shumë para dhe ka 18 vetura – ai tanimë jeton në një rezidencë i vetëm, jashtë vendlindjes.

Jeta e tij e vështirë

Sidoqoftë, kjo nuk ka qenë gjithmonë e njëjtë në jetën e tij. Ben ka zbuluar se si 21 vjeç, ai flinte në lobet e hoteleve në Londër, pasi nuk kishte një shtëpi të tij.

Duke u rritur me prindërit e tij, punëtorë të një punëtorie të tyre, Ben thotë se kishte ëndërruar të ishte një lojtar ragbi ose të punonte për Apple kur ishte më i ri, por më pas në 21 vjeç ai vendosi të shkojë në Londër për të provuar për të qenë i suksesshëm vetë.

Ben thotë se ai kishte një aftësi për t’i bërë njerëzit të qeshnin, kështu që ai filloi të bënte video me shaka për publikun në Londër, por nuk kaloi shumë para se paratë e tij filluan të shpenzoheshin dhe ai u detyrua të linte strehimin e përkohshëm në të cilin qëndroi.

Ai përfundoi në lobet e hoteleve të zbukuruara, të tilla si Savoy, ku do të përfundonte natën në një karrige.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *