Mozzik tregon sa të dashura ‘serioze’ ka pasur

Mozzik rikthehet pas disa vitesh në një program televiziv.

Mbrëmjen e sotme reperi shqiptar ishte i ftuar në emisionin “Shiko Kush Luan” aty ku u shfaq tejet energjik gjatë lojërave dhe shumë i sinqertë në pytetjet e bëra kundrejt tij.

Për herë të parë, Mozzik foli publikisht për marrëdhënien që tashmë ka me Loredanën duke na lënë të besojmë se janë ndarë në mënyrë paqësore.

Gjatës lojës së parë me kosha, reperit i qëlloi pyetja se sa të dashura serioze ka pasur në jetë, reperi u shpreh se ka pasur vetëm 1, nënën e vajzës së tij, Loredanën.

Përveç pjesës sentimentale, Mozzik zbuloi se me datën 8 nëntor do dalë klipi i tij më i ri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *