A e kopjoi Luana Vjollca modelen e njohur? Këto janë pamjet

Luana Vjollca ka shkëlqyer në shfaqjen e saj të fundit tek programi argëtues “Shiko kush luan”. Është shfaqur me një fustan pas trupit, ku pjesa e sipërme ishte e zezë me material lateksi e pjesa e poshtme ishte me trëndafila të kuq. Moderatorja gjithmonë shfaqet ndryshe pas çdo programi.

Në fakt këtë ide Luana ia ka marrë ‘pak borxh’ modeles së famshme Kendall Jenner, e cila u shfaq me fustanin në ndarjen e cmimeve “Emmy”, më 23 shtator. Fustani i Kendall pjesën e poshtme e ka të gjatë, kurse Luana e ka më të shkurtër, por gjithsesi të dyja duken shumë bukur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *