Këngëtarja ukrainase tregon pse zgjodhi të këndonte shqip në Greqi

Një vajzë nga Ukraina, e quajtur Angelina Statyeva, ka mahnitur jurinë e “The voice of Greece”, teksa ka kënduar shqip këngën “Lule,lule” duke bërë që gjithë anëtarët e jurisë të kthenin karriget.

Angelina u shpreh se nuk di shqip por po mundohet të mësojë dhe se këngën e ka kënduar nga zemra. Së fundmi ajo ka zbuluar dhe arsyen pse zgjodhi pikërisht një këngë shqiptare për të konkurruar.

E pyetur nga “Anabel.al” ukrainasja ka treguar se e pëlqen shumë traditën dhe kulturën ballkanase, përfshirë dhe atë shqiptare. Kjo është dhe arsyeja pse Angelina ka kënduar shqip, një këngë që i solli dhe fat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *