Miliarderi i ri tregon sekretin: Ja si të bëhëni të pasur

I rankuar si një ndër 100 njerëzit me më së shumti influencë në botë, Scooter Braun është një ndër menaxherët më të talentuar të fushës së muzikës.
Për Braun, njeriu i cili zbuloi këngëtarin shumë të famshëm Justin Bieber, është dashuria dhe mbështetja e prindërve të tij ajo që i dha formë suksesit të tij në këtë industri.

“Shumica e këshillave më të vlefshme, i kam marrë nga prindërit e mi, e jo nga biznesmenët e mëdhenj.” Tha ai.

Ai mban në mend kur ishte vetëm 14 vjeçar dhe një bisedë e “pakëndshme” me babanë iu ngulit në kokë dhe ende influencon karrierën e tij.

Babai i tij i tha:

“E di që ti je një gënjeshtar.” i tha ai. “Nuk kam asnjë dyshim që do të jesh i suksesshëm, por je një gënjeshtar dhe ti do ta dish, unë do ta di dhe kjo është e gjitha.”

Pasi reflektoi në fjalët e thëna të babait, vendosi që nuk do të shkonte në atë rrugë.

“Unë do të bëhem një njeri i ndershëm. Ndoshta do të jetë më e vështirë të jem i suksesshëm në këtë mënyrë, por nuk do të jem një gënjeshtar, dhe do të të tregoj se puna ime do të jetë vetëm e ndershme.” i tha Braun babait.

Braun arriti të bëhet menaxher i këngëtarëve të njohur si Justin Bieber, Ariana Grande, Kanye West, Usher etj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *