A do e prezantojë Arbana Big Brotherin? Ja ç’thotë moderatorja

Pak javë më parë në festën e “Top Medias”, u zbulua se “Big Brother” do të rikthehet në ekran vitin tjetër me edicionin e tij të ri. Menjëherë nisën aludimet se kush do e prezantojë reality show-n dhe sigurisht emri i moderatores shumë të dashur për publikun, Arbana Osmanit ishte i pari që u përmend.

Në një intervistë për “revistawho.com”, Arbana u pyet nëse do e drejtojë sërish “Big Brotherin”, por moderatorja u përgjigj se ka dilema për këtë format.

“Të them të drejtën nuk e di. Unë kam dilemat e mia për rikthimin e formatit dhe realizimin e tij me standartet e dikurshme. Ka shumë faktorë që më bindin të drejtoj një program të caktuar. Me “Big Brother” këta faktorë nuk i kam vlerësuar akoma”, u përgjigj Arbana.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *