Nuk dihen arsyet, Çiljeta heq nga trupi detajin që e mbante prej vitesh. Fansat e kritikojnë, ajo bën urgjent veprimin e dyshimtë

Këngëtarja Çiljeta Xhilaga kohët e fundit ka treguar se është bërë shumë e afërt me fenë islame, teksa tregon here pas here se frekuenton xhaminë dhe mban Ramazan por ndjekësit gjithmonë e kanë kritikuar për një detaj: tatuazhi i kryqit në këmbën e saj. Ai është konsideruar si i papërshtatshëm nga ana e fansave dhe së fundmi për arsye që nuk dihen, Çiljeta ka vendosur ta heqë përfundimisht nga trupi i saj.

Ajo ka publikuar një video gjatë proçesit të heqjes me lazer në profilin e saj të Instagramit, por disa fansa e kanë konsideruar si veprimin më të denjë që ajo mund të bënte, e shumica e kritikojnë.

Ndjekësit i kanë shkruar fjalë nga më ndryshmet dhe si rrjedhojë këngëtarja ka zgjedhur t’i fikë komentet.“Të marrshin djajt me vete ty në f err. Po hiqet kryqi i Zotit. Do të vijë t ers jeta për kët mëkat që po bën”, ka qenë komenti i rënde i një prej ndjekësve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *