Kampioni i botës falimenton, vila miliona euro kthehet në gërmadhë

Shtëpia vazhdon të jetë në shitje për 10 milionë euro, dhe madje fotot janë ende ato të vjetrat, përralloret, por realiteti s’ka më asnjë lidhje me to.

Boris Beker, kampioni i tenisit që shpalli falimentimin në vitin 2017, e ka braktisur vilën e tij në Majorka të Spanjës. Një zaptues gjerman që tashmë jeton aty thotë që edhe pse vila shitjet për 10 milionë euro, njerëzit s’do të paguajnë asnjë qindarkë për të.

Vila ka pishinë, katër shtëpiza të vogla për miqtë, një pistë helikopterësh dhe një fushë tenisi që është bërë me pjesë nga Uimbelldoni. Zaptuesi gjerman, Georg Berres, e ka zënë shtëpinë menjëherë pasi Bekeri shpalli falimentimin, dhe jeton aty me anëtarët e tjerë të të sektit të tyre, që quhet “Koamanda e Shpëtimit Ndërgalaktik”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *