Ndodh edhe kjo, Shyhretës fansi ia kërkon dorën e bijës në Instagram

Shyrehte Behluli ka vazhduar që të jetë në qendër të vëmendjes pas një shëtitje që bëri në Shkup këtë javë.

Këngëtarja e muzikës popullare është parë e shoqëruar me burrin e saj, Lulin, një foto që ajo e kishte postuar në rrjetin social.

E derisa kishte komente të ndryshme në këtë foto, një ishte më interesanti që zgjoi kërshërinë e shumë ndjekësve të saj.

“Mashalla, a je tu ma dhan Engjullushen”, i ka shkruar një fans këngëtares në këtë foto.

Megjithatë, pavarësisht se komenti u pëlqye nga shumë njerëz, këngëtarja nuk i replikoi atij, madje nuk ia bëri as “like”. /GazetaExpress/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *