“5 mijë euro, ose të publikoj fotot e burrit me një femër tjetër”, gazetari shantazhon këngëtaren shqiptare

Në emisonin “Thumb On”, gazetari i “Thumb On” në bashkëpunim me stafin e studios së saj të fotografisë dhe bashkëshortin Ermalin i bënë një rreng në ambjentet e zyrës së saj, duke e vënë atë përballë “tradhëtisë ” së bashkëshortit.

Me pretendimin se ka foto të Ermalit me një tjetër femër, gazetari i kërkon 5000 euro që ato të mos përfundojnë në faqet e para të gazetave dhe portaleve.

“Ti e di që për këtë gjë dënohesh me ligj, ha burg për këtë. Nëse të pëlqen burgu me këto kërcëjnime që po bën, unë sapo filmova bisedën. Fotot mund ti nxjerrësh ku të duash. Çohu urgjent, përjashta”.

Pasi përcjell gazetarin, Rezarta telefonon bashkëshortin dhe i kërkon ta takojë.

Më pas pret një nga punonjësit e stafit, sikur nuk ka ndodhur asgjë. Diskuton për punë.

Por dyshimi e bren nga brenda. Rezarta telefonon sërish Ermalin, pa pasur dijeninë se gjithçka po filmohet.

“Kot me të bë një pyetje. Ku ishte pardje ti, me kë ishe? Ishe me Landin apo me Landën, nuk po bëj shaka Ermal. Më erdhi një tip gazetari, më kërcënoi, donte 5 mijë euro që të mos publikonte disa foto që i kishin bërë zotërisë tënde. Me Landin puthesh ti? Ti do numrin të sqarohesh. Jo më jep ti numrin e Landës të sqarohem. Ermal Hoxha nuk je në rregull më dukesh, të ka fluturuar tepeleku!Ka mundësi të lëmë fjalët dhe të vish urgjent këtu. Urgjent këtu tani!”

Indoks ka realizuar dokumentarin “Dhunë dhe heshtje”. InDoks në këtë episod do të sjellë rrëfime të atyre që i mbijetuan një dhune të paparë brenda familjes, avokatëve që i mbrojnë familjet e të vrarëve. Përfaqësuese të shoqërisë civile që e ngrenë zërin kundër dhunës dhe jo vetëm. Si dhe mjekë që tregojnë se deri ku shkon çmenduria njerëzore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *