Prej kohësh në media thuhet se bukuroshja Kejvina Kthella është në një lidhje me portierin e kombëtares shqiptare, Thomas Strakoshën.Lidhur me këto fjalë dyshja ka preferuar të mos reagojë, megjithatë mbrëmjen e kaluar e ftuar në “Shiko kush Luan”, Kejvina ka thyer heshtjen.
Ajo është pyetur mbi të vërtetën e këtyre thashethemeve dhe ne morëm një përgjigje më në fund.“A është e vërtetë që je në një lidhje me portierin e kombëtares shqiptare, Thomas Strakoshën? Nëse jo, na trego emrin e partnerit tënd”,-ka qenë pyetja e Florit.Ndërkohë Kejvina ka mohuar lidhjen me Thomasin, por nuk ka preferuar të tregojë se kush i ka vjedhur zemrën.Pra ajo nuk është me portierin e kombëtares, por nuk ka treguar për statusin aktual.