“Kush është kjo dhëmbë kalbura?” Noizy tall keq Dasarën: Fansat e mi nuk…

Noizy i ka hapur rrugë një tjetër sherri në publik me moderatoren dhe gazetaren e njohur Dasara Karaiskaj.

Noizy është një prej këngëtarëve më të njohur të muzikës shqiptare, që ndiqet dhe pëlqehet shumë edhe nga publiku shqiptar.

Por kujtojmë që jo të gjithë e pëlqejnë apo janë fansa të tij. Ndërsa përveç fansave Dasara është një prej moderatoreve e cila ka pasur një sërë zënkash dhe ironish me Noizy-n.

Dasara shpesh herë e ka komentuar sesi Noizy paraqitet para fansave, njerëzve nëpër koncerte teksa ajo ka përmendur rastin ku këngëtari ka hedhur para në një nga Clubet e kryeqytetit.

Ndërsa së fundmi Noizy në disa postime në rrjetet sociale ka publikuar disa foto të Dasarës duke u tallur me dhëmbët e saj, e krahas tyre shkruan: Repi në Shqipëri ka ardh në 2008-2009.

“I turpshëm , injorant, prepotent, arrogant, fyes”, kanë qenë shprehitë e Dasarës duke përshkruar reperin kohë më parë nisur nga gjesti i tij në një nga club-et e Tiranës.

Ndërkohë akoma nuk ka ardhur një reagim i Dasarës pas komenteve tallëse të bërë nga Noizy për të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *