Elmira ‘injoron’ lojtarët e Kosovës, ja cili futbollist ia ‘dridh’ zemrën

E cilësuar si një nga moderatoret më simpatike të sportit në Kosovë, Elmira Sadrija ka qenë e ftuar në emisionin ‘Ftesë në 5’në Top Channel.
Prezantuesja e SuperSport Kosovës, ka folur për jetën private dhe profesionale në emisionin e Bieta Sulos, shkruan Albanienshow

Kur jemi tek Bieta, ajo gjatë emisionit i bëri edhe disa pyetje të ‘vështira’ ish prezantueses së Klanit.
Një nga pyetjet që i bëri Bieta ishte se cilin nga lojtarët e pëlqen moderatorja.

Elmira nuk përmendi as një nga lojtarët aktivë shqiptar, ajo tha që Lorik Cana është futbollisti i cili i ka pëlqyer.
Nga lojtarët e huaj Elmira tregoi që e pëlqen Lionel Messin po ashtu potencoi që është fanse e Barcelonës./Albanienshow

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *