Parapërgatitjet për projekte të reja, xhirimet për emisione e për programe festive meqë tani po afrojnë festat e fundvitit ka ditë që kanë filluar.
Pak nga pak secili artist i vendit ka shpalosur sekuenca të shkurta e postime të ndryshme nga këto çaste, shkruan “Kosovarja”.
Natyrisht që publiku çdo herë është më i etur e kureshtar për këngëtaret e muzikës së mirëfilltë shqipe, e në veçanti për ‘Bilbilat e Mushtishtit’.
Edhe Shkurte Fejza është ndër ata zëra që nuk i ka rezistuar modelit për të ndarë imazhe nga këto momente, ani pse ka kohë gjerë tek festat.
Vëmendje të madhe mori në veçanti veshja e saj, kryesisht fustani i saj i bardhë ku kombinohej shumë me pamjen engjëllore të këngëtares.
E re dhe e bukur siç duket me këtë pamje, padyshim që Shkurta iu kalon edhe nuseve të sotit./Kosovarja/