Ditën e djeshme Mozzik publikoi klipin e tij më të fundit, “Dhelpër dinake”.
Të gjithë e interpretuan si një dedikim pas ndarjes. Duke qenë se teksi është bërë nga vetë reperi, shumë fansa të tij mendojnë se i dedikohet Loredanës. Dhe në fakt, kur dëgjon tekstin e kupton që është personal:
“Dhelpën dinake, e kom dit prej asaj nate. Jena lodh tu bo debate. Ti moj dhelpën dinake, dhelpën dinake. S’ka ma debate, kaq e pate. Hiqmu prej qafe”, është refreni i këngës.
Por pavarësisht këtyre aludimeve, mëngjesin e sotëm Mozzik ka ndarë një video të vogëlushes së tij, Hana teksa kërcen me këngën e babit.
“Vajza e babit”, shkruan reperi.
Nuk e dimë nëse ka qenë Loredana ajo që I ka vendosur këtë muzikë vajzës së saj, apo vetë Mozzik, duke qenë se Hana rri më nënën e saj.