Duhet ta ndiqni momentin emocionues ku Gent Zenelaj i bën një premtim ‘live’ të bijës

Angazhimet e Gent Zenelaj si në televizion, ashtu dhe në teatër, kanë shkaktuar pakënaqësi tek vogëlushja e tij, Aria. Edhe pse vetëm 4 vjeç, ajo i ka kërkuar llogari të atit për disa gjëra në veçanti.

Mbrëmjen e djeshme në ‘Dance With Me’, Genti ka shfrytëzuar pak nga koha televizive për të bërë një përshëndetje të veçantë. Sipas tij, Aria e kishte akuzuar se Zenelaj nuk e përshëndeste kurrë nga ekrani, e si të mos mjaftonte kjo kthehej dhe vonë në shtëpi. “Gjithmonë më shan se nuk më flet nga ekrani, se vjen vonë dhe ku ishe. Aria, zemra e babit, të dua shumë! Babi është në punë dhe do vijë për pak të të lexojë një përrallë”, ka thënë ndër të tjera Genti, duke plotësuar kështu dëshirën e më të voglës së familjes.

Mes kërkesës së llogarisë e akuzave për mungesë vëmendje, duket se e mësuam kush është ‘shefja’ e vetme e Gentit (një duartrokitje për Arian).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *