“Sheherzadja” publikon foto me barkun e fryrë.
Pritjen e të bërit prindër është duke e shijuar për herë të dytë aktorja e mirënjohur turke, Bergüzar Korel dhe bashkëshorti i saj, gjithashtu aktor, Halit Ergenç.
Aktorët së shpejti do të bëhen edhe me një djalë.
Çifti mbrëmë ka marrë pjesë në një eveniment në Turqi, ku aktorja ka shfaqur barkun e fryrë, për herë të parë.
Aktorja gjatë kësaj kohe është kujdesur të qëndrojë sa më larg syrit mediatik. Me një fustan të gjatë ngjyrë të zezë aktorja shkëlqeu, teksa afër po i qëndornte gjatë tërë kohës, burri i saj, Haliti.
Berguzari dhe Haliti janë të martuar prej vitesh, ata kanë një djalë të cilin e pagëzuan me emrin Ali.