Aktori i njohur i humorit, Rezart Veleshnja i ka habitur të gjithë me postimet e fundit që ka bërë në rrjetet e tij sociale.Në Instastory, Veleshnja ka shpërndarë foto nga xhirimet e emisionit “Shiko kush luan”, por ajo që ka qënë në sy ka qënë shenja në syrin e tij.
Një e nxirë dallohet qartë, ndërsa edhe aktori nuk mundohet që ta fshehë duke pozuar krah moderatores së emisionit Luana Vjollcës.
Nuk dihet nëse kemi të bëjmë me një rol të aktorit, apo nëse ai është përfshirë në një konflikt me ndonjë person tjetër? Kjo mbetet për t’u sqaruar nga aktorit në ditët në vijim.