Janë të njohur si çifti më i dashuruar i estradës. E dashurinë e tyre ata shpesh e paraqesin nuk hezitojnë ta shprehin edhe nëpër media
Naim Abazi sot ka rezervuar fjalët më të mira për ta uruar për ditëlindje gruan e tij, këngëtaren Mihrije Braha.
E në këtë urim Naimi e quan engjëll gruan e tij derisa thotë se ajo “është më shumë se fjala”.
“Çdo fjalë thënë për ty o engjëlli ynë është pak, sepse je më shumë se fjala, se jeta se dita e se nata! Dhe ne të duam aq shumë! Të themi te jetosh më shumë dashuri dhe buzëqeshje me ne , se je burimi i jetës sonë dhe i buzëqeshjes tone! Urime DITËLINDJA! Naimi dhe Platori”, ka shkruar Naimi në profilin e tij në facebook.
Ndryshe, Naimi Abazi dhe Mihrije Braha vazhdojnë të jenë njeri prej çifteve më të mira në estradë, të cilët përpos gjatësisë së lidhjes se tyre martesore, për ndonjë ndarje të tyre shumë pak është spekuluar ndonjëherë nëpër media.
Çifti ka vetëm një djalë si frut i jetës së tyre bashkëshortore. /GazetaExpress/