Si nisi sherri me Samantën?! Ronela Hajati përgjigjet në “Shiko kush LUAN”

Prej javësh mediat rozë kanë shkruar për një konflikt mes dy këngëtareve, Samanta Karavello me Ronela Hajatin dhe Young Zerkën.

Por si ka nisur ky konflikt, e ftuar në studion e “Shiko kush LUAN”, Ronela Hajatin thotë se nuk ka pasur asnjëherë një konflikt ballor me Samantën dhe gjithçka ishte një budallallëk.

“Gjithçka ka qenë një budallallëk. S’kam pasur ndonjë konflikt ballor me Samantë. Ideja është që personalisht dhe publikisht nuk kam folur kurrë për këtë temë. Ajo më ka përmendur. Nuk e di si nisi sherri, iku ajo….”, u shpreh Ronela pa dhënë detaje të sherrit, teksa shtoj se “Samanta është gocë e mirë, ishalla ka fat. Çfarë do që të ketë ndodhur janë të shkuara të harruara”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *