Si shtëpi kukullash, Ingrit Gjoni zbulon pamjet e vilës luksoze në gjirin e Lalëzit (Video)

Këngëtarja shumë e dashur për publikun, me një karrierë të gjatë muzikore dhe me këngë që janë kthyer në hite, Ingrit Gjoni ka prezantuar sot shtëpinë e re për emisionin “Rudina”. Ingriti tregoi se vilën në Gjirin e Lalëzit e ka arreduar vetë.

“Çdo gjë e kam bërë nga fillimi vetë dhe pasioni im është vetëm kur merrem me këtë gjë. Jam lodhur shumë gjithë verën, por çdo gjë e kam menduar me trurin tim. Doja diçka të veçantë. Arkitekte nuk jam, por kam shumë dëshirë dhe më vjen shumë keq që nuk jam bërë”, u shpreh Ingriti.

“Kjo është ngjyra që më qetëson, e përdor gjithmonë”, tha Ingriti duke treguar dhomën e ndjenjes.

“Më jep kënaqësi që e kam marrë përsipër vetë arredimin dhe më pëlqen që e kam ndjekur vetë të gjithën. Paridit i duket si një shtëpi kukullash”, u shpreh këngëtarja dhe u ngjit lart për të treguar edhe dhomën moderne të djalit me një krevat të veçantë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *