Vinicius Jr. i fiksuar pas Taynës, shikojeni çfarë i komentoi tani [Foto]

Ylli i Real Madrid duket se është fiksuar pas Taynës.

Vinicius Junior javë më parë publikoi një video duke dëgjuar këngën “Sicko” të Taynës, shkruan lajmi.net.

Gjatë ditës së djeshme, ai i ka kërkuar nga Tayna që të mbajë koncert në Brazil, e që reperja iu përgjigj pozitivisht duke i thënë “Vetëm organizoje”.

Së fundi, Tayna ka postuar disa fotografi, të realizuara në Linz, e në mesin e shumë komenteve, nuk mungoi as ai i futbollistit të Real Madrid.

Vinicius i la koment një figurë të zemrës, duke treguar edhe një herë se është fiksuar pas saj. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *