Rep-artistja e njohur, Rina Balaj pas një kohe nga largimi prej rrjetve sociale, para disa dite është rikthyer.
Ajo ka hapur llogari të re zyrtare, ndërsa vetëm për dy ditë ka arritur të grumbullojë mbi 45 mijë ndjekës.
Rina në Instagramin e ri po tregohet mjaft aktive duke publikuar imazhe të ndryshme. Ajo sot përmes një fotografie ku u shfaq e veshur në veshje sportive, ka falënderuar fansat për të gjitha mesazhet që ia kanë dërguar gjatë kësaj periudhe, si dhe ka thënë se u ka borxh arsyen e largimit nga rrjetet sociale.
“Faleminderit te gjithe juve qe m’keni shkru e m’keni bo mu ndi mir me mesazhet ma pozitive t’mundshme. Ju kom borxh arsyjen pse pauzova nga rrjetet sociale dhe nga muzika…”, ka shkruar Rina.