Çfarë deklaronte Lei Kraja para një viti për Robertin kur ishte i martuar dhe çfarë thotë tash kur ai nuk është në lidhje

Modelja e njohur, Lei Kraja, është pyetur sërish në lidhje me Robert Berishën, këngëtarin të cilin në vitin e kaluar e kishte partner gjatë spektaklit të vallëzimit, “Dance with Me”.
Një vit më parë, gjatë pjesëmarrjes në emisionin “Shiko kush Luan”, bukuroshja ishte pyetur se nëse do të ishte e dashura e Robertit, po qe se ai nuk do të ishte i martuar.

“Pse jo? Roberti është i bukur, i gjatë, gjithë ai trup, i zgjuar, kërcimtar… Kështu që, pse jo, po. Është i martuar me një nga gocat më seksi të shoubizit shqiptar, kështu që nuk do ta konkurrojmë fare. Por, do të isha. Mbase. Nëse do të më pranonte Roberti”, thoshte asokohe Lei.

Asokohe Roberti ishte i martuar me këngëtaren Nora Istrefi, por tash kur janë ndarë, Leit i është bërë sërish e njëjta pyetje se çfarë do të ndodhte tash kur ai është beqar. Dhe natyrisht se në suaza të shakasë, ajo deklaroi se këngëtari nga Kosova i plotësonte të gjitha kriteret për të qenë i dashur i saj.

“Roberti është i gjatë, i bukur… isha e sinqertë, vetëm me qenë e qorre që të mos deklaroja se mund të ishim të dashur, apo jo?”, deklaroi ajo duke iu drejtuar Robertit, teksa ai ia ktheu: “Po”.

Në ndërkohë, Lei reagoi shpejt për të qartësuar gjithçka: “Por, nuk jemi (të dashur), nuk jemi”.

Kur u pyet Roberti se çfarë ka për të thënë, ai u përgjigj: “Njëjtë”, megjithatë edhe këngëtari mohoi se mund të ketë diçka ndërmjet tyre. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *