Me sytë nga deti se mos na gllabëronte…/ Vlonjatia tregon përjetimin e tërmetit

Roza Lati ndodhej në Durrës në momentin kur tërmeti 6.4 ballë tronditi vendin. Në një postim në Instagram, moderatorja tregon se ato momente ndodhej pranë të ëmës, Rita Latit dhe zemra po i rrihte fort.

“Tërmeti binte dhe unë shtrëngoja dorën e mamit. Sytë i kisha nga deti (10 metra larg nga dhoma) se mos na gllabëronte dhe rrahjet e zemrës time i dëgjoja dhe më kumbonin në kokë. Si ju gjeti tërmeti? A jeni mirë? Si e keni familjes? Kafshët si janë?”, shkruan Roza.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *