Genta merr unazën më të veçantë nga i dashuri

I dashuri turk i dhuroi Gentës unazën më të veçantë.

Energjia, unikaliteti dhe origjinaliteti janë këto vetëm disa prej cilësive të imazhit të këngëtares së njohur gjilanase Genta Ismajlit.

Genta ka sjellë energji të re qysh në fillimin e karrierës, duke mos u ndalur më, shkruan Kosovarja.

Sa i përket jetës private ajo është përfolur shumë shpesh në mediat rozë, e kohët e fundit po ka edhe më shumë arsye të përflitet për të, sidomos pas publikimit të lidhjes së re.

Këngëtarja është në lidhje më biznesmenin e njohur turk Husen, i cili posedon biznese në Turqi dhe Zvicër. Andaj, jo rrallë herë është parë edhe Genta në këto dy shtete.

Këngëtarja bukuroshe dhe i dashuri i saj turk janë duke u pëlqyer mjaft shumë nga publiku, ata janë uruar shumë për lidhjen e tyre por se kur do e kurorëzojnë me martesë ende nuk dihet.

Ditë më parë i dashuri i saj i bëri i bëri një surprizë të jashtëzakonshme, duke i propozuar në urën e Bosforit.

E sot këngëtarja po reklamon unazën e veçantë që mori nga ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *