“Më vjen t’ia fus pirunin në sy”, pl’as she’rri mes moderatoreve: Ma ke sjellë në majë të hundës

Tre vajza të ekranit shqiptar duket se janë përfshirë në një sherr verbal me njëra-tjetrën.

Bëhet fjalë për moderatoret e emisionit “Semafor” në RTSH, Sindi Sulaj dhe Enkelejda Fishekaj si edhe për vajzën e njohur si “Sofia e Çanit”, Xheni Brahaj.Kjo e fundit ishte e ftuar në emision, por vonesa e Enkeledës është bërë shkak për debat.

Më e irrituar u shpreh Sindi, e cila arriti deri aty sa shprehu dëshirën t’i fuste pirunin në sy koleges së saj.“Hë princeshë erdhe? Ma ke sjellë në majë të hundës! Je gjithmonë me vonesë”, i tha Sindi Enkelejdës. Në kundërpërgjigje, moderatorja u shpreh se është e acaruar. “Jam ngritur që në mëngjes dhe kam bërë gjithë atë rrugë, nuk kam nerva të duroj edhe ty”, ia ktheu Enkelejda.

Xheni u vendos në siklet dhe bëri të çohej nga tavolina, por më pas she’rri u agravua më tej. “Më vjen t’ja fus pirunin në sy, po m’i ngre nervat keq fare”, tha Enekelejda.Ndërsa Sindi e “kërcënoi” me thikë. “Po unë për ça e kam thikën këtu?”, ia ktheu Sindi dhe të dyja u ngritën në këmbë duke shkaktuar një situatë shumë të sikletshme para të ftuarës. Në fund Enkelejda tregoi se e gjitha ishte një kamerë e fshehtë e emisionit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *