Fqinji i Ronaldos: Georginia është vazhdimisht me truproje, Cristiano Jr mund ta shikosh vetëm nga larg

Ronaldo njihet për jetën luksoze që bën por sigurisht që shumë gjëra tjera mbetën mister. Për të zbuluar gjithçka është kujdesur fqinji i Cristiano Ronaldos, Elizabeth Betty Borel e cila ka folur për jetën private të portugezit dhe familjes së tij.

Cristiano jeton me partnerin Georgina Rodriguez dhe katër fëmijët e tyre dy me Geoginan dhe dy me nënat misterioze, në një nga pjesët më të bukur të Torinës ku jeton shoqëria elitare.

Elizabeth ka fatin të jetë fqinj me Ronaldon, pasi bën një jetë të pasur që nga lindja sepse babai i saj ishte futbollisti i famshëm Felice Borel.

Ajo thotë se Ronaldo dhe familja e tij janë fqinj të përsosur.

“Unë kisha frikë se ata do të bënin festa dhe se gjithnjë do të kishte zhurmë, por ata ishin fqinjët më të mirë të mundshëm. Kishte heshtje të vazhdueshme” i tha Elizabeth Corrie de Corrie.

Ajo shton se Ronaldo ka një garazh plot makina të shtrenjta.

“Garazhi i tij është plot me makina sportive, derisa shpesh e shoh rrobaqepësin që e viziton shtypin e tyre”, ka thënë ajo.

Elizabeth thotë se futbollisti i Juventusit ka një pishinë dhe një kopsht të vogël, por me shumë peizazhe

“Megjithëse jam bija e një futbollisti të famshëm, unë kisha një fëmijëri si të gjithë bashkëmoshatarët e mi por fëmijët e Ronaldos jetojnë ndryshe. Unë shpesh shoh Christian Junior duke hipur në një skateboard në një pjesë të rezervuar të rrugës që nuk mund të arrihet nga rampat dhe siguria. Georgina ecën me fëmijë dhe gjithmonë ka një ‘truprojë’ me ta”, ka thënë ajo duke e përshkruan jetën e fëmijëve të Ronaldos si në një “kafaz të artë”.

“Cristiano Junior është zakonisht në shkollë ose po stërvitet në Juventus. Unë kam katër nipër e mbesa që luajnë me bashkëmoshatarët e tyre por jo edhe me fëmijët e Ronaldos. Cristiano shumicën e kohës është me. Unë sa herë e shohë atë e shoh që është me fëmijët e tij” përfundoi fqinji i Ronaldos. /Periskopi.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *