Ju kujtohet Petriti nga filmi “Bu’rgu i mërgimit”, ja sa ka ndryshuar (FOTO – VIDEO)

Të rrallët janë ata që e kanë parë filmin e Adem Mikullovcit “Bur’gu i Mergimit” e të mos jenë emocionuar nga ngjarja që zhvillohet aty.

Një histori që pak a shumë, secila familje kosovare e gjente vetën brenda këtij filmi që trajtonte vuajtjet e shqiptarëve nga Serbia gjatë viteve 90-ta, raporton Magazina.al

Personazh kryesor në këtë film është Petriti, një djalë që luan rolin e një aktivisti politik i angazhuar në shpalljen e Kosovës Republikë dhe pjesëmarrës në miratimin e Deklaratës Kushtetuese të 2 korrikut 1990.

Dhe pas këtij akti, sikur edhe për të tjerët delegate, nisën ndjekjet edhe për Petritin personazh që e luante aktori Jehon Gorani. Filmi më pas merr një shtrirje më të gjerë ku flet për largimet masive të kosovarëve në perëndim, aktivitet që kryen atje, vuajtjet që kanë familjet e mbetura në Kosovë, e shumë çka tjetër.

Aktori Jehon Gorani, që ka barrën kryesore të këtij filmi u kthye në një personazh shumë të dashur për publikun kosovar. Por shumë shpejtë ai sikur u harrua. Gorani aktori i dashur dhe model u “zhduk”. Janë të rralla rastet kur ai u shfaq para publikut, sidomos pas luftës në Kosovë, raporton Magazina.al.

Po ku është sot Petriti i Burgut të Mergimit, apo Iliri i filmit “Një pallto për babanë tim në burg”?!

Aktori Jehon Gorani, jeton në kryeqytetin belg ku është martuar me gazetaren e njohur Gjeraqina Tuhina dhe kanë dy fëmijë. Aktrimin sikur e ka lënë pas dore.

Sido që të jetë me angazhimin e tij gjatë viteve 90-ta, Jehoni ka lënë gjurmë në ata filma, që nëse shikohen nga kjo distancë mund të gjykohen për mungesë cilësie, por për kohën e realizimit janë kryevepra.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *