Prej disa kohësh, aktorja dhe moderatorja Rudina Dembacaj është në qendër të mediave rozë.Pas ndarjes nga bashkëshorti i saj, Aleksi, ajo u përfol se kishte nisur një histori të re dashurie.Në shumë lajme u tha se bëhet fjalë për ish-deputetin Mark Frroku. Mirëpo, Rudina nuk e konfirmoi asnjëherë këtë histori.
Pak javë më praë, aktorja hapi restorantin e saj dhe gjatë inagurimit të tij falenderoi dhe Frrokun, duke shuar kështu zërat një herë e mirë.Së fundmi, ‘Panorama Plus’ ka siguruar foto të çiftit, teksa shfaqen të ulur pranë njëri-tjetrit në restorantin e Rudinës.
Kujtojmë që kjo e fundit nga martesa e parë ka një vajzë, të pagëzuar me emrin Viktoria, ndërsa ish-deputeti është i ve. Pas ndarjes nga jeta të ish-bashkëshortes, Frroku mbeti vetëm me fëmijët.