Ato konsiderohet të jenë dy nga këngëtaret më të pëlqyera të muzikës folklorike dhe asaj popullore, shkruan “Kosovarja”.
Bashkëvendase, kolege dhe mike shumë të mira për shumë vite, por jo më. Soç dihet, këngëtaret Shkurte Fejza e Shyhrete Behluli me nuk ndajnë shoqëri me njëra tjetren.
Siç kuptojmë, ato madje as që duan të jenë në organizimet e njejta, e lëre më të ulen në të njejtën tavolinë.
Arsyeja e prishjes së raportit mbetet mister, por dijmë që shumë miq të përbashkët të këngëtareve kanë bërë përpjekje që ta riparojnë marrëdhënien e tyre të prishur, shkruan “Kosovarja”.
Deri më tani, askush nuk ia ka dalë. /Kosovarja/