Kresha dhe Erzina po bëhen prindër të një vajze

Ditën e djeshme, reperi MC Kresha i dha fund beqarisë duke kurorëzuar dashurinë me Erzina Shehun, menaxhere kryesore e ‘Zara’ për Shqipëri dhe Kosovë.Çifti u martuan me një rreth të ngushtë të familjarëve e miqve të cilët nuk rezistuan dhe postuan fotografi nga dasma.

Në to ra në sy një detaj, barku i Erzinës dhe fakti që për asnjë moment nuk është parë duke konsumuar alkool por vetëm lëngje frutash.

Kjo ngjalli dyshimet për një shtatzëni të mundshme.Burimet e sigurta të portalit Prive e kanë konfirmuar se çifti do të bëhen prindër për pak muaj.‘Po, Erzina është rreth muajit të katërt të shtatzënisë’ – kanë thënë burimet e Prive pranë çiftit.

Ndërkaq, ne po ju zbulojmë për herë të parë ekskluzivisht edhe gjininë e foshnjes.Prive.al konfirmon nga disa burime të ndryshme se Kresha dhe Erzina do të bëhen prindër të një vajze.
Shumë urime!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *