Blerim Destani tregon kush është dashuria e tij e parë

Është një prej aktorëve më të suksesshëm shqiptar të të gjitha kohërave i cili ka arritur të depërtoj edhe në kinematografin botërore.

Bëhet fjalë për Blerim Destanin i cili edhe përkundër sukseseve të panumërta ai qëndron me “këmbë në tokë” dhe kohën më të artë ia kushton familjes, shkruan Indeksonline.

Në një postim të fundit, aktori ka publikuar një fotografi përkrahë nënës së tij sipër të cilës ka shkruar se ajo është dashuria e tij e parë.

“Dashuria ime e parë, nëna”, ka shkruar aktori.

Ndryshe, Blerim Destani ka nisur xhirimet e filmit të ri “Comeback Trail” ku luan përkrah aktori me famë botërore, Robert De Niro./Indeksonline/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *