Dua Lipa vezulluese, flet për Kosovën në emisionin më të shikuar në Amerikë

Dua Lipa është ulur për një bisedë me Jimmy Fallon në emisionin e tij shumë të shikuar në Amerikë.
Dua Lipa është rikthyer në emisionin “The Tonight Show Starring Jimmy Fallon”, e këtë herë jo vetëm për të performuar.

Këngëtarja me prejardhje nga Kosova ka bërë një intervistë, të parën tek Fallon, e në pjesën më të madhe të bashkëbisedimit ata kanë folur për shtetin tonë dhe festivalin që ajo po organizon, përcjell Gazeta Express.

Dyshja folën për herën e parë kur Dua performoi në këtë emision, që për të ishte debutimi i parë në një televizion amerikan, në fillim të karrierës.

E pyetur nga Fallon se cili ishte artisti i parë i famshëm që e ka ndjekur në një koncert, ajo e pranoi se në atë kohë po jetonte në Kosovë dhe aty nuk vinin shumë artistë të njohur botëror, ndërsa Kosova ishte e fiksuar me muzikën hip-hop, kështu që në moshën 13 vjeçare ajo ka shkuar për ta ndjekur Method Man në koncert, anëtarin e grupit ‘WuTang Clan’.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *