Me fustan të bardhë, Alketa mahnit me pamjen në natën e parë të festivalit

Po mbahet mbrëmjen e sotme në Pallatin e Kongreseve nata e parë gjysmëfinale e “Festivalit të Këngës”, një festival që mbledh artistët më të njohur në garë për këngën më të mirë që do na përfaqësojë në Eurovision. Alketa Vejsiu ka zgjedhur që natën e parë të shfaqet me fustan të bardhë.

Moderatorja shfaqet në super formë me fustanin e ngushtë, me gurë të shndritshëm dhe vathë të bardha. Përpara nisjes së festivalit, Alketa është shprehur e emocionuar edhe pse ka 20 vite në skenë. “Kam shumë emocion, s’do ishte normale po mos të kisha. Kam qenë me zemër në dorë deri tani se kisha merak mos kishte ndonjë vonesë avioni i Mahmood i cili është i ftuari i natës së parë”, u shpreh Alketa për Aperi Fest./Xing.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *